Një vit pa e parë, ushtarja amerikane surprizon vëllain në ceremoninë e diplomimit - pamje prekëse
Një nxënës që nuk e kishte parë motrën gjatë gjithë vitit të fundit të shkollës së mesme u ribashkua me të në një takim surprizë emocional në ceremoninë e diplomimit.
Pamjet e transmetuara tregojnë Kalen Barksdale duke ecur në skenë për të marrë diplomën, por stafi bën sikur ka një problem dhe nuk mund ta gjejnë diplomën e tij.
“Ndonjëherë dërgesat e rëndësishme zgjasin pak më shumë se sa pritet, veçanërisht kur vijnë nga kaq larg”, dëgjohet të thotë folësi nga podiumi.
Motra e Barksdale del pastaj me uniformë ushtarake në fund, gati për t’i dhënë vëllaut diplomën.
"Për vëllain tim, do ta kaloj oqeanin një milion herë. E falënderoj Zotin që më solli shëndoshë e mirë në shtëpi tek ti për këtë moment historik të madh", tha ushtarja Barksdale.
Të dy u përqafuan më pas në një ribashkim emocional. /Telegrafi/


