Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet
15/06/2026
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Davao Oriental në Filipinet jugore.
Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur 67 kilometra në lindje-juglindje të Pondaguitan, në det të hapur, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Ndodhi në një thellësi prej 111.9 kilometrash.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.
Ndryshe, një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi brigjet e Mindanaos javën e kaluar, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha në shtëpi, shkolla, spitale dhe infrastrukturë publike.
Për pasojë të paktën 61 persona humbën jetën, ndërsa 40 të tjerë mbeten të zhdukur dhe më shumë se 1,040 u lënduan. /Telegrafi/


