Please enter at least 3 characters.

Një tërmet godet Malin e Zi

2023/09/1526295776_termet-770x434-1.jpg

Një tërmet me magnitudë prej 3.3 ballë të Shkallës Rihter goditi Malin e Zi, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra në perëndim të Podhumit në komunën e Tuzit, transmeton Telegrafi.

Tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrave.

Nuk u raportua për të lënduar apo edhe për dëme të mundshme materiale. /Telegrafi/