Një 'qen' i shpëtuar nga kanali i Floridës rezulton të jetë një kojot
24/06/2026
Një operacion shpëtimi në Florida “mori një kthesë të papritur”, pasi një kafshë e raportuar si qen i bllokuar në një kanal rezultoi të ishte një këlysh kojote.
Zjarrfikësit e Cape Coral hynë në ujë dhe e nxorën kafshën nga poshtë, ku ishte fshehur e rraskapitur dhe në pamundësi për t'u larguar vetë.
Këlyshi u dërgua fillimisht në një klinikë veterinare për trajtim dhe më pas do të transferohet në një qendër rehabilitimi të kafshëve të egra, ku do të kujdesen për të derisa të jetë gati të rikthehet në natyrë.
Dy banorë vendas, të cilët ndihmuan në lokalizimin dhe përpjekjet për shpëtimin e kafshës, u nderuan nga zjarrfikësit me medalje mirënjohjeje për kontributin e tyre. /Telegrafi/


