Please enter at least 3 characters.

Një polic plagos dy qytetarë në Dragash

2020/12/policia12.png

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

"Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00. Zyrtari policor është ndaluar dhe është suspenduar menjëherë", tha ai.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/