Një person godet me brisk një tjetër në Malishevë, dërgohet në mbajtje
20/10/2025
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një qytetar tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore me një mjet të mprehtë.
Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka goditur viktimën (gjithashtu mashkull kosovar) me brisk, duke i shkaktuar lëndime në dorë.
Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pas incidentit.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/


