Please enter at least 3 characters.

Një person bie nga objekti ku ishte duke punuar në lagjen "Prishtina e Re"

Një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi, deri sa ka qenë duke punuar në lagjen ‘Prishtina e Re’ në kryeqytet.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen ‘Prishtina e Re’, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.