Please enter at least 3 characters.

Një motiv shtesë për Kombëtaren, vjen kënga nga Arta, Goldi dhe Arbas (Video)

2016/01/artagoldi.jpg

Arta Bajrami, Gold Ag dhe Don Arbas, kanë sjellë ‘dhuratën’ për Kombëtaren e Shqipërisë duke i kushtuar një këngë në këtë moment krenarie.

Yjet e skenës e kanë përpunuar këngën e vjetër “Shqipëri o nëna ime” dhe e kanë sjellë në versionin e tyre.

Imagine Films ka realizuar videoklipin, ndërsa pjesë e këtij projekti janë edhe tifo grupi, Plisat.

Kënga për Kombëtaren kuqezi vjen vetëm dy ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri- Serbi.

Më 8 tetor (e enjte) në Elbasan Arena, kuqezinjtë presin përfaqësuesen serbe për të zhvilluar ndeshjen historike që në rast fitoreje e afron Kombëtaren tonë shumë pranë ‘Euro 2016’. /Telegrafi/