Please enter at least 3 characters.

Një fotograf nga Polonia publikon libër për aspektin e identitetit kombëtar të Maqedonisë

2018/05/Michael-Siarek-Libri.jpg

“Alexander: Forging Utopia” (Aleksandri: Duke krijuar utipi) është një tregim i bazuar në marrëdhënien ndërmjet politikës, historisë dhe kulturës, i krijuar përreth ndërtimit të një mitologjie kombëtare të (Ish-republikës Jugosllave të) Maqedonisë, një shtet pa emër, i fiksuar në çështjen e origjinës kaq të largët që ata mund të mos kenë ekzistuar kurrë.

Kështu flet libri me fotografi që i kushtohet Maqedonisë, nga autori polak Michael Siarek, fotograf dokumentues, me interesim për përplasje të kulturave në Evropën Juglindore.

Siarek është magjistër i fotografisë, dhe teka e magjistraturës ka qenë pikërisht ky libër.

Libri do të promovohet më 18 maj në Institutin për Fotografi në Varshavë të Polonisë./Telegrafi/