Please enter at least 3 characters.

Një dollar i argjend u shit për 10 milionë dollarë në vitin 2013: Tani monedha sërish del në shitje

2020/09/http___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_200902164215-1794-silver-dollar.jpg

Dollari i argjend, “Arare 1794” që besohet të jetë një nga të parët - nëse jo i pari – do të dal sërish në shitje në një ankand publik.

Monedha e quajtur dollari "Flokët që rrjedhin", paraqet një portret të “Zonjës së Lirë” në njërën anë dhe të një shqiponje në anën tjetër.

Herën e fundit që ishte në ankand, në vitin 2013, ajo u shit për 10 milionë dollarë - duke tejkaluar rekordin botëror të pagesës për një monedhë të rrallë, transmeton Telegrafi.

"Kjo është një monedhë ëndërr - një objekt i çmuar që unë kam qenë krenar që e mbaj, dhe më vjen shumë keq që e shoh duke u zhdukur", tha Bruce Morelan për CNN-in, i cili zotëron dollarin e rrallë të argjendit të vitit 1794.

Monedhën historike që vlerësohet rreth 20 milionë dollarë, Morelan tha se shpreson që pronari i ri ta vlerësojë atë po aq sa ai. /Telegrafi/