Please enter at least 3 characters.

Një burrë u përpoq të lyente vetë makinën e tij “pasi pa një video në YouTube” – por rezultati ishte i tmerrshëm

2022/11/page-38.jpg

Një burrë ka tentuar të lyejë makinën e tij pasi ka parë një video “udhëzuese” në YouTube dhe rezultati është tronditës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja u ngarkua në rrjetet sociale dhe tanimë ka arritur afro 2 milionë shikime.

Në video, shoferi shpjegon se ka “spërkatur bojë” mbi Skoda Octavia-n e tij prej rreth 1000 eurosh, por se gjërat nuk shkuan sipas planit.

Kjo pasi që, përveç se atij i mbaroi ngjyra kur po lyente makinën, por për fat të keq, filloi edhe shiu.

Dhe arsyeja pse ai filloi një aventurë të tillë, sipas tij, ishte se “duket shumë më e lehtë në YouTube”.

Por pasi kuptoi se rezultati ishte i tmerrshëm, ai filloi të përpiqej të hiqte bojën.

“Lajmi i mirë është se ngjyra po hiqet, kështu që makina do të kthehet në atë që ishte dikur – edhe pse duhet një kohë e gjatë për ta hequr atë".

Kështu, ai provoi pastruesin e llakut të thonjve për të hequr bojën, por e bëri makinën të dukej edhe më keq. /Telegrafi/