Please enter at least 3 characters.

Një baladë nga Arilena (Video)

2016/01/ArilenaAra.jpg

Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, ka sjellë projektin e ri muzikor që titullohet “Vegim”.

Është fjala për një baladë me një videoklip bardhezi, me regji të Kushtrim Junikut.

Irkenc Hyka e ka bërë muzikën, Darko Dimitrov orkestrimin, kurse Timo Flloko e ka shkruar tekstin.

Arilena filloi karrierën e saj pas triumfit në edicionin e dytë të versionit shqiptar të ‘X Factor’.

Më herët ajo i ka publikuar edhe këngët “Aeroplan” dhe “Business Class” që janë pëlqyer nga fansat e këngëtares. /Telegrafi/