Please enter at least 3 characters.

Një 30 vjeçar bie nga teleferiku në Brezovicë

2020/01/81533538_2810816675637283_7470853950762123264_n.jpg

Një person ka rënë aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

"Para një ore kemi pranuar informata se ka rënë një qytetar aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, qytetarët e kanë dërguar në ambulantën në Shtime e më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar", tha Gashi për Telegrafin.Për detaje tjera rreth rastit, Telegrafi do t'iu mbajë të informuar. /Telegrafi/