Nis sanimi i rrëshqitjes në rrugën Klinë – Gurrakoc
22/07/2026
Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Bash ka njoftuar se ministria ka nisur ndërhyrjet për sanimin e rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të trupit të rrugës në segmentin Krushevë e Vogël, në rrugën rajonale R204, që lidh Klinën me Gurrakocin.
Sipas njoftimit, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për rehabilitimin e këtij segmenti dhe eliminimin e rrezikut për banorët dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë pjesë të rrugës.
Përmes këtij intervenimi synohet rikthimi sa më i shpejtë i sigurisë dhe qarkullimit normal në këtë aks rrugor.
Basha ka falënderuar qytetarët për kujdesin dhe mirëkuptimin, duke bërë të ditur se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë deri në përfundimin e sanimit. /Telegrafi/


