Please enter at least 3 characters.

Nis procesi gjyqësor kundër ish-policit, Derek Chauvin që dyshohet për vrasjen e George Floyd

2021/03/45358b11-5b47-4562-8332-5e60d2b9eca1-scaled.jpg
391:"In this image from video, defense attorney Eric Nelson, left, and former Minneapolis police officer Derek Chauvin listen as Hennepin County Judge Peter Cahill presides over pre-trial motions prior to opening statements, Monday March 29, 2021, in the trial of Chauvin, in the May 25, 2020, death of George Floyd at the Hennepin County Courthouse in Minneapolis, Minn. (Court TV via AP, Pool)
2:"AP

Gjyqi i paralajmëruar prej kohësh ndaj ish-oficerit të policisë amerikane, Derek Chauvin, i cili mori pjesë në arrestimin e George Floydt në maj të vitit 2020, filloi sot në një gjykatë në Minneapolis me fjalët hyrëse të mbrojtjes dhe prokurorisë.

Chauvin, i cili mori pjesë në arrestimin e George Floyd në maj të vitit 2020 dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, u deklarua i pafajshëm më herët në gjyq për vdekjen e një afro-amerikan.

Sipas CNN-së, nëse provohet se veprimet e Chauvin, të cilat akuzohen në gjykatë, çuan në vdekjen e George Floyd, këtij ish-oficeri i policisë mund të përballet me 40 vjet burg, transmeton Telegrafi.

Para fillimit të gjykimit, miqtë dhe familja e të ndjerit Floyd u mblodhën para gjykatës dhe avokati i familjes tha se të gjithë po kalonin një periudhë të vështirë, por që ata arritën në gjyqin e sotëm për drejtësinë përfundimtare, raporton cnn.

Prokurori gjithashtu deklaroi se një numër i oficerëve të policisë do të thirren gjatë procedurave për të dëshmuar në këtë rast, dhe se kalimtarët e rastit që ndodhën në vendin e ngjarjes atë ditë do të jenë të pranishëm në gjyq.

Avokati i Chauvin Eric Nelson theksoi në deklaratën e tij të parë se gjykata duhet të udhëhiqet nga arsyeja, jo nga emocionet në këtë çështje. Gjithashtu, Nelson tha se kjo çështje kërkonte leximin e disa mijëra dokumenteve. Avokati theksoi në hyrje se Chauvin e bëri punën e tij brenda juridiksionit që ai ka.

Kujtojmë se pas arrestimit të afro-amerikanit, George Floyd, mjekët në Minneapolis e shpallën atë të vdekur, pas së cilës ata filluan të raportonin se ishin veprimet e oficerëve të policisë gjatë arrestimit që çuan në vdekjen e Floyd.

Pas publikimit të videos, protesta të shumta filluan për të drejtat e afrikano-amerikanëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, dhe protestat i dhanë lëvizjen "Black Lives Matter", e cila përfundimisht fitoi gjithnjë e më shumë mbështetës në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/