Please enter at least 3 characters.

Nikovski: Deklarata e Ivanovit në OKB është mjaft gjithpërfshirëse

2016/01/nikovski-luft-euml-n-n-euml-maqedoni-e-b-euml-ri-shba-ja-pjestar-euml-t-e-u-ccedil-k-s-euml-jan-euml-ldquo-bandit-euml-rdquo_hd.jpg

Në një deklaratë për gazetën Veçer, diplomati Risto Nikovski thotë se krytari i Maqedonisë ka plotësisht të drejtë kur thotë se jemi viktimë e kërcënimeve të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikovski mendon se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të bëhet vetëm në bazë të Rezolutës së OKB-së, pa e lidhur me marrëveshjen e përkohshsme.

Sipas tij, deklarata e Ivanovit në OKB është mjaft gjithpërfshirëse, duke theksuar problemet dhe padrejtësitë ndaj të cilave Maqedonia është e ekspozuar.

Përndryshe kryetari Ivanov thotë se standardet e dyfishta dhe mosrespektimi i të drejtës ndërkombëtare, rendi botëror është duke shkuar drejt një kaosi global dhe parregullsi./Telegrafi/