Please enter at least 3 characters.

Ngjyrosja e flokëve dhe drejtuesit kimikalë ndërlidhen me rritje të rrezikut të kancerit të gjirit

2019/12/8961c1e0-174c-11ea-b67d-093a08540d0e.jpg

Femrat të cilat përdorin ngjyrë permanente të flokëve dhe drejtues kimikalë mund të jenë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit sesa ato të cilat nuk i përdorin këto produkte.

Për të ardhur në këtë konstatim, ekspertët i kanë analizuar të dhënat e 46,709 femrave.

Pas analizimit të hollësishëm të shëndetit të tyre, stilit të jetesës dhe faktorëve tjerë, ata kanë zbuluar se femrat të cilat rregullisht përdorin ngjyrë permanente për flokë janë 9% më të prira ta zhvillojnë kancerin e gjirit.

Femrat afrikano-amerikane që përdorin ngjyrë permanente të flokëve çdo 5-8 javë janë 60% më të rrezikuara nga ky kancer, ndërkaq femrat e bardha 8% më të rrezikuara.

Veç kësaj, edhe femrat të cilat i drejtojnë flokët përmes kimikateve të paktën çdo tetë javë, janë 30% më të prira ta zhvillojnë kancerin e gjirit.

Vlen të ceket se ky studim është kryer nga ekspertë amerikanë dhe është publikuar në revistën “International Journal of Cancer”./Telegrafi/