Ngjarje e çuditshme në një ndeshje ragbi - dreri hyn në fushë dhe përplaset me një lojtar
17/12/2024
Një ndeshje ragbi në Angli është ndërprerë kur një dre ka hyrë në fushë dhe është përplasur me një lojtar.
Një video e kapur nga një spektator në lojën midis Marlow Rugby Club 2nd XV dhe Rams Rugby Club 3rd Team Centaurs në Berks/Bucks & Oxon South League tregon një dre të vogël që futet në fushë.
Ai përplaset me një lojtar dhe e rrëzon atë.
Për fat të mirë, as lojtari dhe as kafsha nuk u lënduan. /Telegrafi/


