Please enter at least 3 characters.

Ngasja me shpejtësi nëpër dunat e shkretëtirës gati i kushtoi me jetë (Video)

2018/04/Ngasja-foto.jpg
8:"© Jukin

Motoçiklisti i paemëruar, është rrotulluar disa herë në ajër, pasi humbi kontrollin nëpër dunat e një shkretëtire në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Atë  kanë filmuar teksa ngiste me shpejtësi, derisa motoçikleta nisi t’i dridhet dhe e hodhi prej ulëses, transmeton Telegrafi.

“Po ndihem mirë”, është përgjigjur ai, pasi u pyet nga miku nëse po i dhëmb diku.

Helmeta e ka mbrojtur atë prej ndonjë lëndimi serioz, ndërsa ka mbetur vetëm me disa gërvishtje të lehta. Në anën tjetër, kjo ngasje e pakontrolluar, ka mundur t’i kushtojë edhe me jetë. /Telegrafi/