Ngacmohet një grua në veri të Mitrovicës nga një shtetas i Serbisë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim
Arrestohet një person në Prishtinë pasi përmes rrjeteve sociale ngacmonte një grua
09/09/2026
Një grua ka raportuar se përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi është ngacmuar nga një shtetas i Serbisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në veri të Mitrovicës.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.
“Mitrovicë Veri 08.09.2026-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi është ngacmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.


