Nga Vitia, Abdixhiku thekson nevojën për unitet brenda LDK-së
03/04/2026
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se përbashkimi i madh rreth LDK-së kërkon rikthim te baza te njerëzit, te ata që nuk kërkojnë asgjë për vete, përveç unitetit dhe ringritjes së tyre.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ka nisur ciklin e takimeve në bazë duke nisur nga Vitia.
“Fola hapur dhe mora mesazhe të qarta nga mbështetësit tanë. Shqetësimet, pritjet dhe kërkesa për bashkim janë të njëjta kudo; dhe janë më të forta se kurrë. Dhe ky bashkim do të ndodhë. Jo vetëm si dëshirë, por si vullnet i njerëzve tanë. Si nevojë e kohës. Si rruga jonë përpara”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/


