Please enter at least 3 characters.

Nga viti i ardhshëm Arabia Saudite lejon hyrjen e femrave në vetëm tre stadiume

2017/10/1-612.jpg

Arabia Saudite nga viti i ardhshëm, do të lejojë për herë të parë që femrat të hyjnë në tre stadiume sportive, kanë njoftuar sot autoritet e këtij vendi, raporton AFP.

“Kanë filluar përgatitjet në mënyrë që tre stadiumet në Riadit, Jeddah dhe Dammam të jenë të gatshme të pranojnë edhe familjet në fillim të vitit të ardhshëm, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sportit në Arabinë Saudite.

Ky veprim i rëndësishëm do të lejojë hyrjen e femrave në stadiume, pasi deri më sot kjo rregull vlente vetëm për meshkuj. Por, të gjitha ato femra që dëshirojnë të jenë pjesë e shikuesve në stadium, duhet të shkojnë me familjet e tyre e assesi vetëm.

Arabia Saudite së fundmi ka filluar t’i jap më shumë të drejta femrave, pasi muaj më parë aty u është lejuar të pajisen me patentë shoferë të vozisin veturë.

Edhe pse ky veprim ishte kritikuar nga masa, një vendim i tillë pritet të hyjë në fuqi në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, kur edhe do të shohim femrat pas timonit. /Telegrafi/