Please enter at least 3 characters.

Nga sot Haradinaj zyrtarisht kryeministër, Mustafa ia dorëzoi postin (Foto)

2017/09/21624332_1431034423682498_1635404181_n.jpg

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin Ramush Haradinajt.

Dorëzimi i postit të kryeministrit është bërë në zyret e Qeverisë së Kosovës.

Fillimisht të dy liderët kanë parakaluar para Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila ishte rreshtuar për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri. /Telegrafi/