Please enter at least 3 characters.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi ka prodhuar automjetet e para ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.

Rama në një postim në Facebook shkruan se kompania TIMAK DEFENCE e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e automjeteve.


“Mirëmëngjesi... dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur 31 korrikun ditë historike për 'rilindjen' e industrisë ushtarake, gjersa njoftoi prodhimin e 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s. /Telegrafi/