Please enter at least 3 characters.

Nga Leonard Cohen deri te Will.i.am, muzika që dëgjojnë anëtarët e familjes mbretërore britanike

2018/04/Mbreterorefamilja.jpg
417:"LONDON, UNITED KINGDOM - DECEMBER 8: (L-R) Camilla, Duchess of Cornwall, Prince Charles, Prince of Wales, Queen Elizabeth II, Prince Philip, Duke of Edinburgh, Prince William, Duke of Cambridge and Catherine, Duchess of Cambridge arrive for the annual evening reception for members of the Diplomatic Corps at Buckingham Palace on December 8, 2016 in London, England. (Photo by Dominic Lipinski-WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjatë një evenimenti në Pallati mbretëror Buckingham në vitin e kaluar, DJ Chris Evans ishte i angazhuar për të lëshuar muzikë, ndërsa ka treguar se mbretëresha Elizabeth II ishte mahnitur kur e kishte lëshuar këngën "Dancing Queen" të grupit sudez, "ABBA".

Në këtë mënyrë, të gjithë të pranishmit e kishin kuptuar se ajo ishte një prej këngëve të preferuara të mbretëreshës.

Favorit i princit Charles është i ndjeri Leonard Cohen.

"Instrumentalet janë fantastikë, si edhe interpretimi i tij dhe tekstet e këngëve. Ka një zë jashtëzakonisht të butë, pakëz ngacmues", ka thënë Charles në një intervistë para disa vitesh.

Çifti i famshëm nga familja mbretërore, princi William dhe Kate Middleton, e kishin ftuar këngëtaren Ellie Goulding në dasmën e tyre në vitin 2011 që do të thotë se muzika e saj është e preferuara e tyre.

Kur djali i tyre George ishte foshnjë, princi William e vinte në gjumë me këngët e "Coldplay".

"Duran Duran" ka qenë bendi i preferuar i princeshës së ndjerë, Diana. Në një koncert memorial në vitin 2006, frontmeni Simon LeBon kishte mbajtur një fjalim duke thënë se janë të nderuar që Diana e ka dëgjuar muzikën e tyre.

Oliver Dene Jones, i njohur si Skream, është producent i muzikës elektronike dhe njëri prej muzikantëve të preferuar të princit Harry.

Në vitin 2014, ishte mësuar se në iPod-in e dukës së Yorkut, princit Andrew, ndodheshin disa këngë të William James Adams, i njohur si Will.i.am, pasi ato ia kishte përzgjedhur vajza e tij, Eugene. /Telegrafi/