Please enter at least 3 characters.

Newcastle kërkon Pepen si transferimin e parë të madh në janar

2021/12/1339680546-scaled.jpeg
306:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 11: Nicolas Pepe of Arsenal after Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates scoring their side's first goal during the Premier League match between Arsenal and Norwich City at Emirates Stadium on September 11, 2021 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolas Pepe është njëri nga dështimet më të mëdha në histori të Arsenalit.

Sulmuesi afrikan u bashkua me skuadrën londineze në verën e vitit 2019 nga Lille për shumën e 80 milionë eurove, por pa mbushur pritshmëritë.

Pepe nuk është një titullar te Arsenali dhe skuadra londineze po pret ofertën e duhur për ta shitur atë.

Newcastle United është skuadra që ka shfaqur interesim për transfeirmin e tij në janar dhe 'Laraskat' janë duke bërë gati një ofertë.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Newcastle është gati të shpenzojë 35 milionë euro për transferimin e Pepes në St James Park gjatë afatit kalimtar të janarit.

26-vjeçari këtë edicion është paraqitur në nëntë ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/