Please enter at least 3 characters.

Nesër vjen diçka "E ëmbël" nga Ardian Bujupi dhe Dj Dalool (Video)

2016/10/embell.jpg

Këngëtari Ardian Bujupi ka qenë mjaft aktive gjatë vitit me projekte muzikore.

Në stinën e verës ai solli këngën dhe videoklipin "Na jena njo", i cili u pëlqye shumë nga publiku dhe mori miliona klikime në Youtube.

Mesa duket suksesi i bashkëpunimeve të tij të fundit me Dj Dalool, do të pasqyrohet edhe me një projekt të ri, i cili do të publikohet nesër nga dyshja e famshme.

Kënga e re titullohet "E ëmbël" dhe është punuar nga Dj Dalool, ndërsa tekstin e ka shkruar Da Ghost.

Ardiani ka publikuar në llogarinë personale në Instagram trailerin e videoklipit më të ri, i cili është punuar nga XL Films. /Telegrafi/