Please enter at least 3 characters.

“Nëse WWE na bën një ofertë të mirë, ne do ta marrim parasysh”

2016/11/rs-conor-mcgregor-3f431899-c1e2-4802-b109-e9163e0bd9a1.jpg

Pas një lufte të mundshme me Floyd Mayweather ku Conor McGregor tha se jam i gatshëm, por se Floydi ka frikë, tashmë është hapur një tjetër pistë.

Është duke u folur që irlandezi të jetë pjesë e WWE dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti.

"Mendoj se e gjitha është për biznes", ka thënë Audie Attar për ESPN.

"Nëse WWE na bën një ofertë të mirë, ne do e marrim parasysh. Ne jemi këtu, le të më thërrasin, mund të bisedojmë”, ka shtuar agjenti.

Lufta e tij mund të jetë ndaj John Cenas, pasi disa ditë më parë McGregor e kishte tallur atë me disa fjalë. /Telegrafi/