Please enter at least 3 characters.

"Nëse nuk i lirojnë pengjet deri më 10 mars, do të fillojmë ofensivën" - anëtari i kabinetit të luftës të Izraelit paralajmëron pushtimin e Rafah

2024/02/1-235.jpg
565:"epaselect epa11150779 Palestinians stand at the beach near the border separating the Gaza Strip and Egypt in the Rafah refugee camp, southern Gaza Strip, 13 February 2024. Since 07 October 2023, up to 1.9 million people, or more than 85 percent of the population, have been displaced throughout the Gaza Strip, some more than once, according to the United Nations Relief and Works Agency for Palestine Refugees in the Near East (UNRWA), which added that most civilians in Gaza are in 'desperate need of humanitarian assistance and protection'. EPA-EFE/HAITHAM IMAD
7:"EPA-EFE

Një anëtar i kabinetit izraelite të luftës pranoi se pushtimi tokësor i Rafah mund të fillojë rreth fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, pra më 10 mars.

"Nëse pengjet tanë nuk janë në shtëpi deri në Ramazan, luftimet do të vazhdojnë në zonën e Rafah", tha gjenerali në pension Benny Gantz, pjesë e kabinetit të luftës të kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Telegrafi.

Është hera e parë që liderët izraelitë kanë diskutuar publikisht një kornizë kohore për një ofensivë tokësore në Rafah, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës kanë kërkuar strehim.

Komentet e Gantz vijnë pasi Netanyahu hodhi poshtë thirrjet për të ndalur ofensivën ushtarake në Gaza, dhe u zotua të "mbarojë punën".

Ai tha gjithashtu se kërkesat e grupit militant në pushtet të Gazës, Hamas ishin një "mashtrim".

SHBA, aleati kryesor i Izraelit, thotë se mbetet me shpresë për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve. /Telegrafi/