Nëse lidhja juaj i ka këto trajta, atëherë jeni të gatshëm të martoheni
Lidhjet e shëndetshme kërkojnë përkushtim, zemërgjerësi dhe respekt të ndërsjellë.
Por, porsa ta keni shpenzuar së bashkë një kohë të caktuar në lidhje, me siguri se filloni t’ia bëni vetes pyetjen e madhe: a duhet të martohem?
Nuk ka asgjë magjike rreth martesës, ajo vetëm i forcon lidhjet e shëndetshme dhe i shkatërron lidhjet e këqija, transmeton Telegrafi.
Lidhjet romantike janë komplekse. Pra, nëse dëshironi të keni lidhje të shëndetshme, ju dhe partneri duhet të përkushtoheni që ajo të funksionojë.
Duke i ndjekur këshillat e duhura, ju mund ta bëni të suksesshme lidhjen dhe martesën.
Më poshtë ekspertët i tregojnë disa prej shenjave që i kanë lidhjet e shëndetshme, e të cilat shërbejnë si indikatorë se jeni të gatshëm për martesë.
- E doni dhe e respektoni njëri-tjetrin
- Mund të jeni vetvetja pranë njëri-tjetrit
- E keni gjetur një mënyrë të barabartë për t’i ndarë përgjegjësitë
- Keni miq të përbashkët, por edhe miq ndaras
- Ju pëlqen të rrini me njëri-tjetrin
- Komunikimi mes juve dyve është shumë i mirë
- Që të dy e ndjeni energjinë dhe pasionin mes juve dyve
- Gjeni kohë për t’u argëtuar
- E përkrahni njëri-tjetrin që të avancoheni. /Telegrafi/


