Please enter at least 3 characters.

Nëna i vdiq nga kanceri, atë e rrëmbyen militantët e Hamasit – momenti kur 9-vjeçarja nga Izraeli i rikthehet babait

2023/11/1-291.jpg

Emily Hand mbushi 9 vjet si peng në Gazë, një ditë para se të takohej sërish me babanë e saj, i cili fillimisht kishte menduar se ishte vrarë në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit gjatë muajit të kaluar.

Emily është rikthyer në shtëpi në grupin e dytë të pengjeve që i liroi Hamasi. Janë publikuar momentet kur ajo i rikthehet babait, transmeton Telegrafi.

Lirimi i saj ishte pjesë e marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari. Emily në pamjet e publikuara më poshtë, dukej se ishte pa ndonjë lëndim trupor.

9-vjeçarka është vajza e një irlandeze të zhvendosur në Izrael, e cila humbi jetën nga kanceri derisa Emily ishte 2-vjeçare. Familja e vajza e kishte përshkruar lirimin e saj si një përzierje ndjenjash.

“Nuk po mund të gjejmë fjalë për të përshkruar emocionet tona pas 50 ditëve sfida. Jemi shumë të lumtur që po e përqafojmë sërish Emilyn, por të njëjtën kohë kujtojmë Raye Roten dhe të gjithë pengjet që duhet të rikthehen”, tha familja e saj. /Telegrafi/

https://twitter.com/AvivaKlompas/status/1728587058476986535?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1728587058476986535%7Ctwgr%5E649e77ad836bc7f188d8d1b8ff024a6efe90bbb1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fmajka-joj-umrla-od-raka-a-onda-ju-je-oteo-hamas-deveti-rodjendan-docekala-u-gazi%2F2515719.aspx