Please enter at least 3 characters.

Në vitin e ardhshëm do të jepet sezoni final i “Game of Thrones”

2018/07/game.jpg

Sezoni final i serialit të shumëpopullarizuar, “Game of Thrones”, do të nisë emetimin në gjysmën e parë të vitit 2019. Kështu ka bërë të ditur drejtori i programit të HBO, Casey Bloys.

Gjatë një interviste me Television Critics Association, Bloys nuk ka dhënë informacione në lidhje me serialit, përfundimin e të cilit mezi e presin miliona fansa anekënd botës.

Megjithatë, në një prononcim për Deadline, ai ka treguar disa detaje që kanë të bëjnë me sezonin e ri të serialit që titullohet "The Long Night".

“Janë prezentë shumë karaktere të forta femërore, por janë ansamble, femra dhe meshkuj. Jane Goldman është një skenariste jashtëzakonisht e mirë dhe nuk duam ta kufizojmë në shkrimin e roleve femërore.

“Ekzistojnë role shumë të komplikuara në rrjedhën e ngjarjes në sezonin final”, ka deklaruar Bloys.

Edhe pse në mediat botërore u përhapën thashetheme se episodet e reja do të nisin të shfaqen në nëntor të këtij viti, drejtori i programit të HBO ka thënë se kjo nuk do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm.

Kujtojmë që më herët, HBO njoftoi se ngjarja e sezonit final të “Game of Thrones” do të vendoset në të kaluarën e largët Westeros, mijëra vite para ngjarjeve të sezoneve paraprake. /Telegrafi/