Please enter at least 3 characters.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

2023/01/Kufi_dogana-750x430-1.jpg

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

"Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga ana e Maqedonisë", njoftojnë nga LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/