Please enter at least 3 characters.

Në të kaluarën Deulofeu ishte pjesë e Barçës, por ai mbahet mend më shumë për talljen që kishe bërë me festimin e CR7 (Video)

2017/01/deulofeu-1.jpg

Gerard Deulofeu është transferimi i fundit në Serie A dhe i Milanit.

22-vjeçari u huazua nga Evertoni te klubi nga Milano deri në fund të sezonit.

Spanjolli është lojtar i akademisë së Barcelonës, ndërsa për ekipin e parë ka bërë vetëm dy paraqitje.

Por, nga tifozët e Barçës ai më shumë mbahet mend për talljen që i kishte bërë Cristiano Ronaldos dhe festimit të tij të famshëm.

E gjitha kjo kishte ndodhur në vitin 2014 në hyrje të qendrës stërvitore të klubit katalunas teksa po hynte me veturë Jordi Masip. /Telegrafi/