Please enter at least 3 characters.

Në spitalet e Kosovës 662 pacientë të shtrirë me COVID-19, prej tyre 43 në gjendje të rëndë

2020/12/covid.png

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë dhe në spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 762 pacientë me COVID, prej tyre 662 të konfirmuar me këtë virus, kurse 43 janë në gjendje të rëndë.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) nga 762 pacientë që po trajtohen, 662 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, 43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësor si dhe 590 të tjerë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

QKUK ka të shtrirë 319 pacientë, kurse spitalet e përgjithshme kanë 443 persona që trajtohen për COVID-19.

Rporti për Klinikat e QKUK-së dhe për spitalet e përgjithshme:Në QKUK janë të shtrirë 319 pacientë:270 të konfirmuar me Sars Cov-223 në gjendje të rënduar256 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:Klinika Infektive, 117 pacientëKlinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 64 pacientëKlinika Infektive III ( Interno), 34 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 71 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 4 pacientëMjekimi Intensiv -COVID, 23 pacientë + 5 në intensiven e Klinikës InfektiveKlinika e Pediatrisë, 4 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 443 pacientë:392 të konfirmuar pozitivë20 në gjendje të rënduar shëndetësore334- me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:Spitali i Prizrenit, 66 pacientëSpitali i Gjakovës, 70 pacientëSpitali i Pejës, 101 pacientëSpitali i Gjilanit, 80 pacientëSpitali i Ferizajt, 63 pacientëSpitali i Mitrovicës, 44 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 19 pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë tetë viktima me coronavirus, kurse në 24 orët e fundit janë regjistruar 498 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,835 mostrave.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,153 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,061 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër coronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Është thënë se Kosova do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit. /Telegarfi/