Please enter at least 3 characters.

Në Shkup u diskutua për sistemin e paralajmërimit të hershëm të zjarreve pyjore

2017/03/Zjarre-pyjore.jpg

Sot u vërtetuan qëllimet e realizuara me sukses dhe përmbajtjet që kanë të bëjnë me uljen e rrezikut nga zjarret, aktivitet i trajnimit në nivel teknik nga projekti ''Sistemi i integruar për parandalim dhe paralajmërim të hershëm të zjarreve pyjore'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajnimi organizohet nga Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Qendra për menaxhim me kriza. Sipas AIM-së, gjatë punëtorisë janë prezantuar analizat e situatës së tanishme në të gjitha sektorët e përfshirë.

Deri në fund të programit do të përpilohet edhe raporti përmbyllës që do të përfshijë vlerësimin e suksesit, si edhe udhëzimet për mundësitë e së ardhmes./Telegrafi/