Please enter at least 3 characters.

Në Shkup shënohet Dita botërore e kujdestarëve të fëmijëve

2017/05/Femije-dhe-prinder.jpg

Kryqi i Kuq i Bashkisë së Shkupit, në kuadër të aktiviteteve për mbështetje dhe socializim të personave me nevoja të veçanta dhe fëmijëve të vendosur në familje përkujdesëse, do të organizojë sot 1 qershotin - Ditën botërore të kujdestarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para shtëpisë muze të Nënë Terezës do të shfaqet program argëtues me këngë të fëmijëve të festivalit ''Dallëndyshja e Artë''.

Gjithashtu, do të realizohet një punëtori artistike me një profesor të artit figurativ dhe një pedagog. Sipas AIM-së, do të thirren edhe përfaqësues nga mediat të cilët do të flasin me kujdestarët e pranishëm./Telegrafi/