Please enter at least 3 characters.

Në Shkup prezantohet ''Shija e Dalmacisë''

2016/01/p-euml-rpar-euml-sit-euml-e-gatimit-me-avull_hd.jpg

Në Qendrën për dizajn dhe risi ''Dhoma Publike'' në Shkup, më 24 prill do të prezantohet kuzhina e Dalmacisë. ''Shija e Dalmacisë'' është edhe një aktivitet programor i proramit ''Shija e Shkupit'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Dhoma Publike'' e zbaton këtë program në bashkëpunim me kuzhinjerë mysafir dhe ka për qëllim të krijojë vlerë të vërtetë për gastronominë dhe konsumin e mirë të ushqimit në Maqedoni.

Ushqimet do të përgatiten nga kuzhinjer nga Zara, sipas recetave tradicionale të trashëguara./Telegrafi/