Please enter at least 3 characters.

Në qershor Biden viziton Britaninë dhe Belgjikën

2021/04/821da403-e85f-4e26-be1e-525e8d5679e5.jpg
198:"President Joe Biden speaks during a meeting with lawmakers to discuss the American Jobs Plan in the Oval Office of the White House, Monday, April 12, 2021, in Washington. (AP Photo/Patrick Semansky)
2:"AP

Presidenti amerikan, Joe Biden, në muajin qershor do të shkojë në Britaninë e Madhe dhe Belgjikë, në vizitën e parë të tij jashtë vendit që nga marrja e detyrës më 20 janar.

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë.

Udhëtimi synon të pasqyrojë "angazhimin e presidentit amerikan për të punuar ngushtë me aleatët tanë dhe për të rivendosur aleancat si dhe ringjallur marrëdhëniet transatlantike", tha Sekretarja i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Në Kornuall të Britanisë së Madhe ai do të marrë pjesë në takimin e G-7-ës, që e përbëjnë vendet më të zhvilluara të botës. Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.

Më pas ai do të vizitojë Brukselin, ku do të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të NATO-s më 14 qershor si dhe në një samit mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

"Ne kemi shumë për të bërë së bashku, duke filluar nga ndryshimi i klimës tek shëndeti, nga tregtia dhe multilateralizmi si dhe sfidat gjeopolitike", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter.

Ende nuk është caktuar data e saktë e mbajtjes së samitit BE-SHBA.

Më 25 maj udhëheqësit e BE-së do të mbajnë gjithashtu një samit në të cilin është paraparë të diskutohet për menaxhimin e pandemisë dhe tensionet me Rusinë. /REL/