Please enter at least 3 characters.

Në Podujevë prezantohet Ndreqe.com, nxënësit mësojnë si të raportojnë problemet mjedisore

Të rinjtë e Podujevës sensibilizohen për mjedisin, prezantohet platforma Ndreqe.com në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”

Një sesion informues me fokus te qëndrueshmëria mjedisore dhe aktivizmi qytetar është mbajtur në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, ku të rinjtë u inkurajuan të angazhohen për përmirësimin e mjedisit në komunitetin e tyre.

Sipas njoftimit, aktiviteti është realizuar nga ekipi i D+, i cili gjatë takimit ka diskutuar me nxënësit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, sfidat që prekin zonën lokale dhe mënyrat se si të rinjtë mund të kthehen në faktor të ndryshimit.

Në kuadër të sesionit, është prezantuar edhe platforma Ndreqe.com, përmes së cilës nxënësit janë informuar se si mund të raportojnë probleme mjedisore dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e hapësirave publike.

Po ashtu, pjesëmarrësit janë njohur edhe me platformën e D+ për edukim medial: https://edukimimedial.dplus.org/sq.

Organizatorët kanë falënderuar nxënësit për, siç u tha, energjinë dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e ndryshimit, duke bërë të ditur se aktiviteti është realizuar me mbështetjen e Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, me synimin që të rinjtë të fuqizohen “nga fjala në veprim” për një mjedis më të mirë. /Telegrafi/