Please enter at least 3 characters.

Në plazhin e Velipojës mbytet 76-vjeçari nga Gjakova

2020/07/velipoje.jpg

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës në Shqipëri.

Një turist, 76-vjeçar është mbytur teksa lahej në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi Martin Gjini nga Gjakova ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë, raporton TCH.

Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës.