Në përgatitje “Men In Black 4”
04/05/2013
Will Smith dhe Tommy Lee Jones do të përsërisin rolet e tyre në komedinë fantastiko-shkencore, ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth aktorëve tjerë pjesëmarrës.
Regjisori Barry Sonnenfeld ka thënë se Emma Thompson, e cila ka luajtur në vazhdimin e tretë, mund të ketë një rol më të rëndësishëm në filmin e katërt.
“Men in Black 3” në SHBA dhe Kanada përfitoi vetëm 179 milionë dollarë, mirëpo u bë hit ndërkombëtar, pasi nga shfaqjet në vendet tjera ka përfituar 445 milionë dollarë. /Telegrafi/


