Please enter at least 3 characters.

Në Maqedoni gratë dhe burrat nuk paguhen njëjtë

2017/01/Burr-Grua.jpg

Për një orar pune prej orës 8 e deri në ora 16, gratë në Maqedoni duhet të përfundojnë punën në ora 15 e 04 minuta, që të barazohen me burrat dhe për t'u përputhur me rrogënprej 12%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e thotë infografia e përpunuar në kuadër të projektit ''Heroes and Sherhoes: Rëndësia për analiza dhe përfaqësim për rrogë të barabartë të grave dhe nënave në Maqedoni'', i përgatitur nga Instituti për hulumtime ekonomike ''Finance think''.

Sipas tyre, në Maqedoni gratë fitojnë 12.5% më pak rrogë prej burrave. Kur të kihen parasysh arsimi, stazhi, mosha dhe profilizimi, atëherë ky dallim rritet në 17.3%. Kryesisht, dallimi në rrogë i fakturohet mosaktivizimi i madh i grave në tregun e punës.

Projekti mbështetet nga Nisma evropianoqendrore KEP Austria, me mjete të Fondacionit austriak për zhvillim./Telegrafi/