Please enter at least 3 characters.

Në Kodër të Diellit shtresa e dëborës arrin në 75 centimetra

2019/12/Kodra-e-Diellit-bora.png

Regjistrohet temperatura minus shtatë gradë Celsius në mëngjes në Kodër të Diellit ku ka trashësi më të lartë të dëborës prej 75 centimetra.

Në Mavrovë janë regjistruar -4 gradë, -3 në Krushevë, -1 në Prilep, Berovë, Dibër dhe Vinicë.

Në Tetovë, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Pretor temperaturat kanë qenë zero gradë celcius, 1 gradë në Shtip, Kumanovë dhe Kriva Pallankë dhe dy në Shkup, Dojran, Demir Kapi, ndërsa 4 gradë në Gjevgjeli.

Gjatë ditëve të ardhshme, parashihet që moti të jetë i ftohtë, ndërsa në disa vende pritet të ketë reshje të borës.