Please enter at least 3 characters.

Në Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së për herë të parë kryhet Rezonanca Magnetike e tërë trupit

2021/09/242224250_2997122313937888_9045519156355768790_n.jpg

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së, është realizuar për herë të parë Rezonanca Magnetike e tërë trupit.

Në njoftim thuhet se nevojat e popullatës për këtë incizim shumë të shtrenjtë janë ekstremisht të mëdha.

"Kompletimi i programeve softuerike, trajnimi i personelit dhe organizimi i shërbimeve tjera, mundësuan që të bëhet ky incizim i avancuar. Nevojat e popullatës dhe të klinicistëve për këtë incizim shumë të shtrenjtë, janë ekstremisht të mëdha dhe në të ardhmen planifikohet organizimi adekuat i këtij shërbimi për pacientët", thuhet në njoftim. /Telegrafi/