Please enter at least 3 characters.

Në Klinikën e Onkologjisë brenda disa ditëve fillojnë teknikat IMRT për mjekimin e sëmundjeve malinje

2021/07/218870305_10225480983673168_1082702003082508401_n.jpg

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka njoftuar se brenda disa ditëve në Klinikën e Onkologjisë do të fillojnë teknikat IMRT të rrezatimit për herë të parë në Kosovë.

Kurtishi thotë se teknikat IMRT do të përmirësojnë kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje.

"Pas fillimit të shërbimit të Brahiterapise, Teknikat IMRT të rrezatimit e përmirësojnë edhe më shume kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje. Edhe përkundër pandemisë, shërbimet në Klinikën e Onkologjisë po avancojnë. Pacienti- prioritet", shkruan Kurtishi në postimin e bërë në Facebook. /Telegrafi/