Please enter at least 3 characters.

Në fundjavë ngritje e temperaturave

2018/07/Moti.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fundjavë do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell.

"Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare", njofton IHMK. /Telegrafi/