Please enter at least 3 characters.

Në Fan të Mirditës zbulohet një tjetër shkëmb me piktograme

2019/08/Hieroglif-02.jpg

Një tjetër shkëmb me simbole të ndryshme të pakuptimta, është zbuluar në fshatin Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Ka qenë një çoban i cili teksa ruante bagëtitë ka pikasur shkëmbin të ngulur në një stom dheut me simbolika të përafërta me atë të gjetur pak kohë më parë në këtë zonë dhe menjëherë e ka njoftuar autoritetet lokale.

Dyshimet janë për piktograme, por do të jenë ekspertët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar periudhën dhe për çfarë bëhet fjale.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspertë të fushës, pasi, sipas tij, këto gjetje dëshmojnë se ka vlera historike.

Një grua e moshuar banore e zonë tregon se shkëmbin në fjalë e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë se kishin menduar se mbart vlera historike.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhe për të verifikuar e analizuar këtë zbulim i cili është i dyti në këtë zonë brenda pak muajsh me simbolika të përafërta dhe nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite, Mirdita, i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit. /OraNews/