Kombëtarja shqiptare do të nisë që nga pasditja e të dielës grumbullimin para ndeshjes së parë në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që luhet në transfertë më 27 mars.

Trajneri Sylvio Campos Mendes Junior ka shpallur që të premten listën me emrat e 23 lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë premierë kuqezi, ndërkohë që të shtunën ka dalë edhe në një konferencë për median ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij dhe ka folur për objektivat në këtë sfidë të parë.