Ndryshimet e radhës në ranglistën botërore të CS:GO
30/01/2023
Faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka përditësuar renditjen e më të mirëve të CS:GO pas ngjarjes së fundit që u mbajt në Kopenhagë.
Edhe pas këtij përditësimi, në vendin e parë vazhdon të qëndroj ekipi danez Heroic, të cilët edhe pse nuk ishin të pamposhtur, siguruar pjesëmarrjen në turneun BLAST Premier Spring Final.
Në pesë vendet e para nuk ka pasur ndryshime, G2 vazhdon të mbaj vendin e dytë, pasuar nga FaZe, Liquid dhe Outsiders.
Na’Vi ka kaluar në vendin e gjashtë ndërsa Astralis tani renditet në vendin e 14 –të.
Bad News Eagles pas turneut CCT South Europe renditen më lart në tabelë, tani mbajnë vendin e 18 –të.
Më poshtë i gjeni 20 skuadrat më të mira të CS:GO për momentin:


